Edhe garuesit e badmintonit, Baton Haxhiu e Fijona Mustafa nisën sot garat në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj EYOF 2022 Banska Bystrica. Garat e badmintonit zhvillohen në grupe. Haxhiu u përballë me armenin Manvel Harutyunyan, ndaj të cilit i mungoi përvoja, pavarësisht se humbi 2:0 në sete. Mustafa zhvilloi dy ndeshje, të cilat i humbi nga Petra Hart e Hungarisë dhe Katja Ellingsen e Norvegjisë.
