Historiku i Badminitonit

BADMINTONI NE KOSOVE

Në shekullin e 5-të para krishtit, në Kinë luhej një lojë që quhej ti jian zi .Po të përkthehet do të thotë të godasësh pendën.Qëllimi i kësaj loje ishte të mbajë pa rënë në tokë pendën, pa përdorur dorën.

Pesë shekuj më vonë një lojë e quajtur battledore and shuttlecock luhej në Kinë,Japoni,Indi dhe Greqi.Kjo është një lojë ku për të goditur pendën përdorej një raketë.Në shekullin e 16-të kjo ishtë një lojë shumë e përhapur për fëmijët në Angli.Në Europë kjo quhej jeu de volan

 

Në vitin 1860 një lojë që quhej Poona është luajtur në Indi. Kjo ishte e ngjashme me battledore and shuttlecock por me një rrjetë në mes.Trupat ushtarake britanike e morën këtë lojë dhe e futën në Angli gjatë 1870.

 

Në vitin 1873, Duke of Beaufort mbajti një party në një vend që quhej, Badminton.Loja Poona ishte luajtur dhe ishte bërë shumë popullore midis elitës së shoqërisë britanike.Në këtë party ky sport u njoh si “loja e badmintonit”. Në vitin 1877, Bath Badminton Club u formua si klubi i parë dhe vendosi rregullat e para zyrtare.

Federata Ndërkombëtare e Badmintonit u krijua në vitin 1934 me pjesëmarrjen e 9 shteteve: Angli, Irlandë, Skoci, Uells, Danimarkë, Hollandë,Kanada,Zelanda e re,Francë.

Badmintoni fitoi statusin e sportit olimpik në Lojrat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992.

Turnetë më të rëndësishëm janë Thomas Cup (për meshkuj) dhe Uber Cup (per femra).

Ky sport ne Kosove eshte luajtur qysh nga vitet e tetedhjeta e sidomos nga studentet tane qe kishin studiuar ne Zagreb te Kroacise dhe kishin sjellur reketat dhe fluturat per te luajtur si hobi ne familjet e tyre. Ekipi i pare zyrtar i regjistruar ne Kosove daton qe nga viti 2011 dhe me vone u formuan edhe 6 ekipe tjera ne vitin 2018 per ta formuar Federaten e Badmintonit ne Kosove, ku u mbodh Kuvendi Zgjedhor me 20 Tetor 2018, dhe menjehere aplikoi per tu pranuar ne instancat me te larta Evropiane dhe Boterore. Ne nje afat rekord  me 23 Maj te vitit 2019 Federata e Badmintonit e Kosoves u pranua si anetare me te drejta te plota ne BWF(BADMINTON WORLD FEDERATION) –FEDERATA BOTERORE E BADMINTONIT me seli ne Kuala Lumpur te Malejzise dhe automatikisht edhe ne BEC (BADMINTON EUROPE CONFEDERATION)-KONFEDERATEN EVROPIANE TE BADMINTONIT me seli ne Brondby te Danimarkes.

 

Ne nje afat rekord kemi mbajtur kampionate individuale, double, mikse ne te dy gjinite dhe te gjitha grupmoshat ishin te perfshira. Kemi mbajtur trajnimin bazik per refer dhe trajner dhe per here te pare kemi 4 trajner te licencuar nga BWF Level 1 me diploma nderkombetare.

 

Lulzim Haziri

Kryetar i Federatës Badminton

Nerxhivane Rafuna

Nënkryetare e Federatës Badmintonn

Blerim Sylejmani

Sekretar i Federatës Badminton

TURNIRI MEMORIAL TRADICIONAL PROF. “JETON NEBIU”

Sot në kolegjin AAB u mbajtë turneu memorial tradicional i themeluesit dhe presidentit historik prof. Jeton Nebiu.nën patronatin e Federatës së Badmintonit të Kosovës,...

Rezultatet Ndërkombëtare

Regjistrimi i Lojtarëve

Rezultatet Kombëtare

Rang Lista