Pesë shekuj më vonë një lojë e quajtur battledore and shuttlecock luhej në Kinë,Japoni,Indi dhe Greqi.Kjo është një lojë ku për të goditur pendën përdorej një raketë.Në shekullin e 16-të kjo ishtë një lojë shumë e përhapur për fëmijët në Angli.Në Europë kjo quhej jeu de volan
Në vitin 1860 një lojë që quhej Poona është luajtur në Indi. Kjo ishte e ngjashme me battledore and shuttlecock por me një rrjetë në mes.Trupat ushtarake britanike e morën këtë lojë dhe e futën në Angli gjatë 1870.
Në vitin 1873, Duke of Beaufort mbajti një party në një vend që quhej, Badminton.Loja Poona ishte luajtur dhe ishte bërë shumë popullore midis elitës së shoqërisë britanike.Në këtë party ky sport u njoh si “loja e badmintonit”. Në vitin 1877, Bath Badminton Club u formua si klubi i parë dhe vendosi rregullat e para zyrtare.
Federata Ndërkombëtare e Badmintonit u krijua në vitin 1934 me pjesëmarrjen e 9 shteteve: Angli, Irlandë, Skoci, Uells, Danimarkë, Hollandë,Kanada,Zelanda e re,Francë.
Badmintoni fitoi statusin e sportit olimpik në Lojrat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992.
Turnetë më të rëndësishëm janë Thomas Cup (për meshkuj) dhe Uber Cup (per femra).